Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se stafi mjekësor i Traumës ka përballuar në këtë periudhë të vështirë më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
Mesazhi i Manastirliut:
#Vijon puna pa u ndalur në spitalin universitar të #Traumës, ku janë përqëndruar ndërhyrjet urgjente kirurgjikale në këtë situatë të pazakontë.
Me masa të përforcuara, me mjetet e mbrojtjes personale, stafi mjekësor ka përballuar më shumë se 450 ndërhyrje kirurgjikale urgjente në muajin e fundit dhe rreth 4 mijë vizita në urgjencë.
#BASHKË
#ShëndetësiaNëGatishmëri /Gazeta Liberale
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/931992480590136