Aktualitet

Manastirliu: Jemi të shqetësuar nga rreziku i Deltës, vaksinohuni!

Shkruar nga Liberale
Manastirliu: Jemi të shqetësuar nga rreziku i Deltës,

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit me njësitë e lëvizshme në zonën e Sukthit, në periferi të Durrësit, ku ka bërë apel për qytetarët të vaksinohen, për t’u mbrojtur nga Covid19, pasi sipas saj, vaksina mbron edhe nga variant i ri Delta.

Manastirliu tha se janë 7 njësi të lëvizshme vaksinimi që operojnë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, për të rritur mbulesën vaksinale.

Duke folur për rrezikun e përhapjes të variantit Delta, Manastirliu tha se është një moment për ndërgjegjësim, pasi vaksinimi nuk është vetëm përgjegjësi e strukturave shëndetësore, por edhe qytetarëve.

“Jemi të shqetësuar sepse rritja e rasteve, më pas sjell edhe rritje të hospitalizimeve e dhe kjo do të thotë që ne duhet të rrisim shumë vaksinimin, në mënyrë që të shmangim çdo rritje të hospitalizimeve dhe sigurisht që atë që ne nuk e duam, që janë fatalitetet. Ndaj pa asnjë hezitim, ftoj dhe një herë të gjithë qytetarët të mos e lënë për nesër vaksinën, të mos neglizhojnë në kryerjen e vaksinës sepse është jetëshpëtuese dhe na mbron të gjithëve”, tha Manastirliu.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH