“Big Brother VIP Albania”, spektakli më i ndjekur në Shqipëri, do të nisë këtë të shtunë në 13 janar. Spektakli është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Këtë vit njerëzit janë shumë kuriozë, pasi ky sezon vjen me ndryshime të shumta. Vetëm pak më parë është zbuluar se regjisori i këtij i sezonit të tretë “BBV” do të jetë Ergys Lubonja. Në një intervistë ai ka zbuluar risitë dhe disa të reja teknike.
Ka shumë të reja teknike duke filluar nga numëri i kamerave, janë mbi 100… është bërë një punë shumë e mirë për mënyrën si janë të vendosura kamerat… fal këtij sistemi dhe investimi shpresojmë të pasqyrohet çdo gjë ashtu siç e do formati… është një punë shumë e mirë për kastin dhe për përmbajtjen shpresojmë që publiku do shohë një Big Brother siç nuk e ka parë kurrë…