Sport

Kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës? E konfirmon kreu i FFK-së

Shkruar nga Liberale

Kush do të jetë trajneri i ri i Kosovës? E konfirmon kreu i

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka biseduar në lidhje me trajnerin e ri të kombëtares së futbollit të Kosovës dhe ka konfirmuar se procesi zyrtarizimit të tij po vazhdon dhe do të përfundojë shumë shpejt.

Ai po qëndron në Antalia të Turqisë për të mbështetur ekipin kombëtar gjatë zhvillimit të Superkupës së Kosovës, së bashku me disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka thënë se çështja e trajnerit të ri të kombëtares është e mbyllur dhe konfirmuar.

“Çështja e trajnerit të Kosovës është punë e kryer. Zyrtarizimi do të ndodhë ditët në vijim, ndërsa mund të theksoj se ai është gjerman”, eshte shpreehur Ademi për “Kanal 10”.

Mësohet se bëhet fjalë për Andre Breitenreiter, por kjo do të zyrtarizohet pas konfirmimit të Federatës.

Ai ka qenë trajner i disa klubeve gjermane,s i Shalke, hanover, apo edhe ekipin zvicern të Zurih.  Së fundi ka drejtuar Hoffenheim. André Breitenreiter (lindur më 2 tetor 1973) ka qenë trajner profesionist gjerman.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH