Sport

Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit, gjithçka bëhet zyrtare, firmoset kontrata 3-vjeçare

Shkruar nga Liberale

Thiago Motta merr drejtimin e Juventusit, gjithçka bëhet zyrtare,

Thiago Motta është trajneri i ri i Juventusit. Klubi bardhezi ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me teknikun 41-vjeçar.

Kjo lëvizje e gjigandëve italianë ishte e pritur pasi mediat italiane prej kohësh e shihnin Motta-n si zëvendësuesin më të mundshëm të Max Allegrit.

Thiago Motta ishte një nga trajnerët më të shquar të Evropës në sezonin 2023/24, duke e udhëhequr Bolognan drejt kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falënderoj pronarët dhe drejtuesit, të cilët duhet të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, tha Motta.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH