Egnatia si kampione dhe fituese e Kupës, u përball me Kukësin, finalisten e Kupës për sezonin e kaluar, me verilindorët që nuk arritën dot t’i rezistonin “furisë” së rrogozhinasve.
Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh në me Ujkën në minutën e 19’ të takimit.
Pjesa e dytë gjithashtu foli për kampionët e Shqipërisë, të cilët shënuan të dytin në minutën e 84’ me Bakayokon, duke “hipotekuar” trofeun dhe duke kompletuar “Tripletën” (Kampionat, Kupë, Superkupë).
Kjo është Superkupa e parë për Egnatian, e cila triumfoi në një stadium thuajse bosh, me vetëm 800 tifozë në shkallët e stadiumit.