Sport

“Rikthim i fuqishëm prej kampioni”, Briken Calja shkëlqen në Botërorin e Tajlandës

Shkruar nga Liberale

Briken Calja ka shkëlqyer në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Tajlandë, nga ku edhe ka prerë biletën për në Lojërat Olimpike Paris 2024. Brikeni, më herët kampion i dyfishtë i Europës dhe një nga sportistët më të suksesshëm në historinë e sportit tonë, mbetet po ashtu një ndër shpresat e mëdha të Shqipërisë për medaljen e parë në një olimpiadë. 

Edhe pse i dëmtuar Briken Calja e ka mbyllur i pari në dy garësh garimin e tij në Botërorin në Tajlandë.

Në stilin e shkëputjes Brikeni realizoi me sukses të tri provat. Fillimisht ngriti 145 kilogramë, më pas 150 dhe në fund 152 kilogramë. Kjo e renditi atë të katërtin, ndërsa në stilin e shtytjes realizoi vetëm provën e parë me 181 kilogramë. Kaq ishte e mjaftueshme për vendin e parë në këtë disiplinë dhe të parin në dy garësh me në total 333 kilogramë të ngritura.

Mesazhi i Briken Calja nga Tajlanda:

Pas muajsh mundimesh për shkak të dëmtimit, pas muajsh sakrificash dhe lodhjeje, sot ia dola të rikthehem me një rezultat fantastik në Kupën e Botës Thailand 2024, ku arrita nje rezultat shumë të mirë në peshën 73 kg.  

Shumë mendje skeptike nuk e besonin të rikthehesha kaq fuqishëm sa sot, por përsëri vërtetova se dëshira për të arritur për të arritur sukses për këtë komb dhe për të qëndruar në majat e këtij sporti janë më të mëdha.
Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak se është i fundit kualifikues për Lojrat Olimpike Paris 2024. 
Faleminderit në radhë të parë familjes, stafit tim, Bashkisë Tiranë, Ministrisë së Mbrojtjes, Komitetit Olimpik, Federatës Shqiptare,Miqve të mi dhe spitalit onkologjik, në veçanti Dr.Romeos dhe Dr.Euglentit, për të gjithë mbështetjen që më kanë dhënë!  Vazhdojmë përpjekjen me sfidën e radhës në Paris.

“Rikthim i fuqishëm prej kampioni”, Briken Calja shkëlqen

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH