Sulmuesi brazilian Neymar ka bërë paraqitjen e tij të parë për Al-Hilal në më shumë se një vit pas rikuperimit nga operacioni në një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior dhe meniskut në gjurin e majtë.
32-vjeçari hyri në fushë në minutën e 77-të të fitores 5-4 të skuadrës së tij ndaj skuadrës së Pro Ligës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Al-Ain në Ligën e Kampionëve Aziatik.
Minutat e para i mori si zëvendësues dhe për ndjesinë u shpreh pas ndeshjes.
“Ndihem mirë, është shumë e vështirë. Jam me të vërtetë shumë i lumtur që u ktheva dhe që gjeta përsëri atë ndjenjën, fluturat në stomak para ndeshjes janë gjithmonë bukur”, u shpreh Nejmar pas ndeshjes.
Neymar pësoi lëndim më 17 tetor 2023 ndërsa luante për Brazilin në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026 me Uruguain.
Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Brazil, iu nënshtrua një operacioni muajin e ardhshëm./Liberale.al