Sport

REAGIMI/ Tifozët Kuq e Zi: Na lanë qëllimisht pa bileta për ndeshjet e kombëtares. Kjo është hakmarrje!

Shkruar nga Liberale

REAGIMI/ Tifozët Kuq e Zi: Na lanë qëllimisht pa bileta për

Tifozët Kuq e Zi thonë se janë lënë pa bileta për ndeshjet e ardhshme të kombëtares.

Përmes një reagimi publik, TKZ thotë se kjo është bërë qëllimisht, dhe ka ndodhur për herë të parë në 21 vite të veprimtarisë së tyre.

Ata akuzojnë Federatën Shqiptare të Futbollit se qëllimisht i ka lënë pa bileta në shenjë hakmarrjeje. Kjo ngaqë dyshojnë se ngjarja vjen pasi Tifozat Kuq e Zi shprehën revoltën për kampionatin Europian U21 që Shqipëria vendosi ta bashkëorganizojë me Serbinë.

Nga FSHF, mësohet se nuk ka ndodhur asgjë anormale veçse janë shitur biletat. Ato janë shitur për tifozët e interesuar dhe se në të ardhmen nuk do  të mund të ketë më "tifozë të privilegjuar". 

Më herët, Tifozat Kuq e Zi kanë patur një numër të paracaktuar biletash të rezervuara, por këtë herë do të duhet, nëse dëshirojnë të jenë pranë kombëtares, të procedojnë si qytetarë të thjeshtë.

REAGIMI

Të nderuar anëtarë,

Si asnjëherë më parë në këto 21 vite veprimtari të Tifozave Kuq e Zi, jemi lënë pa bileta për ndeshjet e Kombëtares!

Në këto 21 vite, jo rrallëherë TKZ përbënte njerëzit e vetëm që rrinin në shkallët e stadiumit, kur nuk kishte kushte, kur nuk kishte rezultate, ku nuk kishte stadium, ku nuk kishte tifozë, pasi atëbotë përkrahja e Kombëtares konsiderohej marrëzi.

Nëse ekipi kombëtar i futbollit ka pasur një aryse të mos ndihet inferior edhe kur humbja ka qenë e prenotuar, është sepse Tifozat Kuq e Zi kanë qenë gjithnjë aty. Janë ndërruar trajnerë, lojtarë e stadiume, ndërsa të vetmit që kanë qenë të përhershëm pranë ekipit kombëtar kanë qenë Tifozat Kuq e Zi.

Tani në vitin 2025, kur jemi kualifikuar dy herë në Europian, dhe kur ekipi kombëtar ka nisur të korrë rezultate, e këssisoj edhe rritjen e kërkesës për bileta, jemi penalizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Përmes një emaili që kemi pranuar, pasi disa insistimesh, nga ana e zyrtarëve të FSHF-së jemi njoftuar se nuk do të ketë bileta të pararezervuara sikurse ka ndodhur në këto 21 vite, me arsyetimin se dëshirojnë gjithëpërfshirje dhe mundësi edhe për ata që nuk janë pjesë e grupeve tifozerike.

Ky arsyetim përveç që nuk qëndron, nuk është as i sinqertë dhe për më tepër është hakmarrje tipike nga ana e FSHF-së, për kundërshtimet tona ndaj organizimit të kampionatit të përbashkët me serbinë dhe kur dihet që këta të fundit i kemi edhe në grup, në kualifikueset për botëror.

Pra, me gjithëpërfshirjen e saj FSHF-ja nuk mendoi kur nxorri biletat me çmimet e kripura që tejkalojnë edhe çmimin e biletave për finalet e EURO 2024. Për ironi, me gjithëpërfshirje nuk mendoi as kur bëri thirrje për anëtarësim tek klubi i tiofzve, organizem ky i FSHF-së, e që doli me ofertë për “biletë të garantuar” për anëtarët e këtij klubi. Nuk mendoi as për standartin e shqiptarit të rëndomtë, por togfjalëshin “gjithpërfshirje” e përdori për të sulmuar dhe hakmarrë ndaj TKZ-së që nuk nënshtrohet, nuk i bindet, kjo pasi tribuna jonë është SOLD OUT, ndërsa që tribunat tjera ngelen akoma bosh. FSHF po bën të njejtat gabime, dhe mendon se do të ketë rezultat të ndryshëm, por po gabohet rëndë.

Stadiumin dhe përkrahjen ndaj ekipit kombëtar TKZ-së, nuk mund t’ja ndaloj askush, e as FSHF-ja. NE do të jemi të pranishëm aty, do të jemi në Uembli, do të jemi gjithkund për të dhënë mendimin tonë, për të shprehur pakënaqësinë tona. Reagimet tona nuk do të ndalen, ato veçse do të intensifikohen dhe kushdo që gënjehet për të kundërtën me keqardhje por do të zhgënjehet keq.

O sa mirë me qenë Shqiptar!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH