Janari i 2024-ës, do të mbahet mend gjithmonë në historinë Barcelonës si një muaj i tmerrshëm për klubin.
Duke u përballur me një rënje të paprecedentë në historinë e saj 125-vjeçare nëse merret parasysh numri i golave të pësuar. Sipas të dhënave të zbuluara nga “RAC1”, kurrë më parë që nga themelimi i klubit në shekullin e 19-të (1899), Barcelona nuk ka pësuar kaq shumë gola sa këtë janar.. Në total, janë pësuar 19 gola, duke kaluar në këtë mënyrë shifrën 18 gola të pësuar në muajin mars të vitit 1930. Ka kaluar një periudhë prej 1,489 muajsh që nga themelimi i klubit, dhe kurrë më parë nuk janë pësuar kaq shumë gola në një muaj.
E gjithë kjo nisi me një gol të shënuar nga Las Palmas në fitoren e Barcelona kundër kësaj skuadre në Ishujt Kanarie. Më pas, në ndeshjen me Barbastro, katalanasit ia dolën të fitonin edhe pse kundërshtarët shënuan dy herë. Në finalen e Superkupës kundër Reali Madrid, Barcelona nuk arriti të mbrojë titullin e sezonit të kaluar dhe u mund 4-0. Në ndeshjen e radhës, kundër Unionistas në Kupën e Mbretit, Barça pranoi një gol nga kundërshtarët, por e fitoi ndeshjen duke kaluar në çerekfinale. Në ndeshjen me Betis në Sevilla, Barcelona pësoi dy gola, por fitoi rezultatin 2-3.
Më në fund, brenda pak ditësh, 4 gola nga Bilbao për ta eliminuar skuadrën e Ksavit nga Kupa e Mbretit dhe 5 nga Vijarreal në shtëpinë e Barçës për t’u larguar më shumë nga Liga që solli dhe njoftimin e lamtumirës së Ksavit.