Sport

Mario Mitaj bëhet shok ekipi me Benzema, sheikët derdhin miliona për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Liberale

Mario Mitaj bëhet shok ekipi me Benzema, sheikët derdhin miliona

Kartoni i Mario Mitajt është blerë nga Al Itihad në Arabinë Saudite, ekip në radhët e të cilët bën pjesë edhe sulmuesi Karim Benzema. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lokomotiva e Moskës, që gëzonte të drejtat për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

Operacion i merkatos së dimrit është konkretizuar për 4 milionë euro. Mitaj ishte në huazim për pjesën e parë të sezonit, ndërsa bindi te klubi që synon titullin kampion.

Njoftimi i Lokomotivës së Moskës:

“Mbrojtësi i Lokomotivës së Moskës i është bashkuar Al Itihad me kontratën e blerjes prej 4 milionë eurosh. Lokomotiva e falenderon Marion për performancën e tij, kur ishte pjesë e skuadrës sonë dhe i uron suksese në të ardhmen”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH