Sport

Luka Modriç pritet të bashkohet me Milanin pas Botërorit të Klubeve

Shkruar nga Liberale.al

Luka Modriç pritet të bashkohet me Milanin pas Botërorit

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, ka bërë lëvizjen e parë të rëndësishme duke arritur një marrëveshje me yllin kroat Luka Modriç. Mesfushori i njohur është gati të kalojë te kuqezinjtë, por për momentin po përfundon aventurën e tij të fundit me Real Madridin.

Modriç do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve në SHBA me ekipin e tij aktual dhe për këtë arsye ka vendosur të shtyjë firmën në kontratë dhe vizitat mjekësore me Milanin. Kjo është një shenjë respekti ndaj klubit të tij të mëparshëm dhe dëshira për t’u fokusuar plotësisht te aktiviteti i rëndësishëm që ka para vetes.

Milanit i mbetet vetëm të presë për të finalizuar transferimin pas Botërorit të Klubeve. Trajneri Masimiliano Alegri do të mësojë atëherë se kur do ta ketë në dispozicion veteranin kroat për t’u integruar në skuadër.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH