Ekipi i Tiranës ka emëruar trajnerin e ri, Erbim Fagu, pas largimit të Juljan Ahmatajt.
36-vjeçari Erbim Fagu, ka drejtuar në kategoritë e ulta në Holandë, ndërsa përballë një ofertë të tillë është shprehur i gatshëm për t’u rikthyer në Tiranë.
Tashmë Fagu do jetë trajneri i tretë i Tiranës këtë sezon, pas Ahmatajt dhe Orges Shehit.
Aktualisht Tirana renditet e katërta në Superligë, por rrezikon të zbresë edhe më poshtë që mund të sillte edhe mos kualifikimin për në ‘final-four’ në fund të sezonit, e për rrjedhojë do dilte nga gara për titullin.