Sport

“Ka mbaruar, Pogba nuk ekziston më, më morën gjithçka”: Dëshpërimi i një ylli që nuk shkëlqen dot më

Shkruar nga Enkeleda Stafa

“Ka mbaruar, Pogba nuk ekziston më, më morën

Fjalët e mesfushorit të skualifikuar deri në vitin 2027 për doping, në një intervistë: “Futbolli ishte jeta ime, por tani ndihem i humbur”

Paul Pogba u shfaq në Instagram në një deklaratë pasi mori një dënim me katër vjet në Itali për përdorim të doping.
“Ka mbaruar, Paul Pogba nuk ekziston më”. Kështu u shpreh asi francez, kampioni i botës 2018, tashmë i skualifikuar deri në vitin 2027 për doping, në një video intervistë në rrjetin social `hietip.sports` që e ka shpërndarë në kanalet e tij.


Gazeta 'The Guardian Nigeria' publikon pjesë të tjera nga intervista, të cilat ende nuk janë bërë të ditura, duke i atribuar këto fjali për Pogba: "Unë tashmë nuk e di se kush jam më. Futbolli ishte jeta ime dhe pasioni im. Por tani, më duket se më mungon gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time profesionale”.

Përshtati për Liberale: ENKELEDA STAFA

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH