Sport

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi, spektakël golash ndaj Skocisë

Shkruar nga Liberale

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,

Gjermania ka fituar me rezultat të thellë 5-1 ndaj Skocisë në kuadër të grupit A dhe njëkohësisht të ndeshjes hapëse të Kampionatit Evropian 2024.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,

Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e dhjetë përmes Florian Wirtz i cili realizoi për 1-0 pas një aksioni shumë të bukur.

Të besuarit e Julian Nagelsmann nuk u ndalën më kaq dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës së Skocisë.

Ata shënuan edhe golin e dytë disa minuta më vonë, kësaj radhe përmes Jamal Musialas i cili në minutën e 19-të u shërbye mirë në zonë nga Kai Havertz për rezultatin 2-0.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,


Pas një tollovie brenda zonës, mbrojtësi Ryan Porteous shkaktoi ndërhyrje të rrezikshme ndaj Ilkay Gundogan dhe pas rishikimit në VAR, gjyqtari Turpin e akordoi penallti duke e përjashtuar lojtarin me karton të kuq.

Penalltinë e fituar nga Gundogan me gjakftohtësi e ekzekutoi në minutën e 45-të Kai Havertz i cili realizoi për rezultatin 3-0.

Spektakli vazhdoi edhe në pjesën e dytë me Gjermaninë që arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë dhe Skocia që shënoi “golin e nderit”.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,


Fillmisht Niclas Fullkrug realizoi për 4-0 pas një super goditje e cila përfundoi në cepin e djathtë të portës.

Gjithçka që Skocia mundi të bënte në këtë takim ishte “goli i nderit” i cili në fakt ishte një autogol i shënuar me kokë nga Antonio Rudiger në minutën e 87-të.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, në skenë doli Emre Can i cili me një goditje nga jashtë zonës e mposhti portierin kundërshtar Angus Gunn për rezultatin përfundimtar 5-1.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,

Ndeshjen e ardhshme Gjermania do ta luajë të mërkurën ndaj Hungarisë ndërsa po në të njëjtën ditë do të luajë edhe Skocia ndaj Zvicrës.

EURO 2024/ Gjermania “e pamëshirshme” në shtëpi,

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH