Sport

Botërori me 32 klube/ Ja lista e plotë e skuadrave që marrin pjesë

Shkruar nga Liberale

Botërori me 32 klube/ Ja lista e plotë e skuadrave që marrin

Botërori me 32 klube që do të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik të verës së ardhshme, tashmë i njeh të gjitha skuadrat pjesëmarrëse.

E fundit që u vendos ishte Botafogo, që siguroi një vend pasi mposhtin Atletiko Mineiron në finalen e “Copa Libertadores”.

Gjithçka do të zhvillohet në SHBA dhe Inter Majemi ka një vend të siguruar si pritës.

LISTA E PLOTË E SKUADRAVE:

UEFA: Real Madrid, Atletiko Madrid, Mançester Siti, Çelsi, Bajern Mynih, Borusia Dortmund, Inter, Juventus, PSG, Benfika, Porto, Salcburg

CONMEBOL: Palmeiras, Flamengo, Fluminese, Botafogo, River Plejt, Boka Xhuniors

CONCACAF: Monterej, Klub Leon, Paçuka, Sitëll Saunders

AFC: AL Ahli, Urava Red Dajmonds, Al Ain dhe Ulsan Hjundai

CAF: Al Ahli, Uidad Kazablanka, Esperanc de Tuniz dhe Mamelodi Sandauns

Skuadra që e pret: Inter Majemi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH