Sport

“Askush s’mund t’ia marrë klubin Refik Halilit, ka derdhur gjakun e familjes”, Gert Çarçani i bindur mbi fatin e Tiranës

Shkruar nga Liberale

“Askush s’mund t’ia marrë klubin Refik Halilit, ka

Tirana para disa ditësh nxori në ankand 66% të aksioneve. Afati për blerjen e tyre ka përfunduar ditën e djeshme, teksa nuk kishte asnjë të interesuar për të marrë në dorë “fatin” e bardhebluve.

Pikërisht për këtë kryeqytetasit kanë qenë diskutimi në shumë emisione sportive, pasi e ardhmja e klubti bardheblu është e paqartë. Në lidhje me këtë gazetari i njohur, Gerti Çarçani i ftuar nga Gjergjoi Stefan në emisionin “Elitë” ka theksuar se askush nuk mund t’ia marrë Refik Halilit klubin.

Kreu i bardhebluve ka derdhur gjakun e familjes dhe përderisa Tirana vazhdon garën gjithçka është normale. Ndër të tjera ai theksoi se çështja e ankandeve duhet të zgjidhet mes protagonistëve dhe se asgjë s’i ndalojnë bardheblutë të vazhdojnë garën.

PJESË nga DISKUTIMI në studio:

Çarçani: Këtu është tjetër profil, është tjetër fushë. Ku di unë çfarë ndodh në zyrën e Dumanit, u çmende ti tani?!

Ata që duan të marrin Tiranën, që unë nuk e di kush janë dhe as nuk kam dëshirë t’i di. Përdorin këtë skemë për t’i tjetërsuar Refik Halilit asetet, unë mendoj se nuk kanë për t’ia arritur kurrë, në asnjë lloj forme. Nuk mundesh t’ia marrësh asetet atij burri, kushdo qoftë. Përtej kritereve dhe kritikave që unë mund të kem për mënyrën e menaxhimit. Ai person ka dhënë gjakun e shpisë për atë klub dhe për këtë meriton vlerësim dhe respekt. Tirana është një brand dhe nëse mendohet se këto asete mund t’ia marrin duke përdorur këtë formulë, unë mendoj se nuk do të arrijë kurrë në atë finish. Pjesa tjetër mes familjes Preza, pjesës së përmbarimit dhe familjes Halili në këtë rast është në pjesë mes tyre. Në rastin konkrret ajo që më intereson mua, këtu jemi në një studio sportive, nuk jemi te Eni Çabani në një gjyq civil.

Stefa: Sot është vënë në dyshim e ardhmja e Tiranës…

Çarçani: Tirana vazhdon normalisht. Tirana doli me një komunikim publik dhe ndoshta vetë z.Halili mund t’i japë shpjegim.

Stefa: Ku e shikoni normalitetin ju?

Çarçani: Mor zotëri, Tirana vazhdon normalisht kampionatin, vazhdon garën.

Stefa: Është normale për ty?

Çarçani: Është njëë stres më shumë për atë burrin  (Refik Halilin), është i atij.

Stefa: I komunitetit bardheblu…

Çarçani: Mund të ketë qenë gjatë gjithë këtyre viteve me 1000 “grerëza”  në kokë. Ti tani do përgjigjen që do t’i apo atë që mendoj unë.

Stefa: Cila është e ardhmja e kësaj historie?

Çarçani: Të ardhmen e kësaj historie e zgjidh vetë Halili me ata burrat. Do të ishte anormale nëse do të ulej çepeni,  klubi Tirana do të shpërbëhej dhe skuadra nuk do të kishte sens. Tirana ka gjysmëfinalen pasnesër (nesër) në Kupën e Shqipërisë. Tirana në anën sportive është në rregullt.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH