Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe jo vetëm. Pak muaj më parë, ata u bënë prindër për herë të dytë me djalin e tyre të quajtur Amen.
Së fundmi dyshja janë angazhuar më tepër në projektet e punët e tyre dhe rrallë herë i kemi parë të postojnë krahë njëri-tjetrit, duke lindur dyshime për një krisje mes tyre.
Veprimi i fundit i këngëtares i shtuar dhe më tepër aludimet, pasi kjo e fundit nuk e ndjek më në rrjete sociale partnerin e saj, Besin. Edhe ky i fundit nuk e ndjek më në ‘Instagram’, Xhensilën.
Ndërkohë një tjetër detaj që shton dyshimet për “krisje" mes dyshes është kënga e fundit e Xhensilës, ku bashkëngjitur videoklipit të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja shkruan:
“Fillimi im i ri… Zemer e Helmuar, bëhet e juaja sot në 6pm.. Për gjithë të dashuruarit, për gjithë të zhgënjyerit, për gjithë ata që ëndërrojnë dhe vazhdojnë duan dhe pse helmohen…” shkroi këngëtarja në Instagram.
Nuk dihet nëse aktori i humorit e ka mbyllur rrjetin sociale, Instagram apo edhe mund të jetë hakuar, këtë ende nuk dimë ta themi. Deri atëhere nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim reagimin e vetë çiftit për "thashethemet e ndarjes" së tyre.