Showbiz

Video e Xhensila Myrtezajt duke puthur fëmijët e komunitetit rom bën xhiron e rrjetit! "Do të laj dhe do të marr në shtëpi’"

Shkruar nga Liberale

Video e Xhensila Myrtezajt duke puthur fëmijët e komunitetit rom

Xhensila Myrtezaj ka qenë thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes si nga ana profesionale, por edhe nga ajo private, sidomos pas lajmit bujshëm të divorcit me Bes Kallaku.

Mirëpo kësaj radhe vëmendjen e ka marrë një video e Xhensilës që bëri xhiron e rrjetit.

Këngëtarja shihet në një makinë me dy fëmijë të komunitetit rom ku njërin prej tyre edhe e ka puthur.

“Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime”, dëgjohet të thotë Xhensila.
Këtë video këngëtarja e ripostoi në Insta Story, ku shkruan se ata janë në një moshë me fëmijët e saj.

“Nuk e di kush e ka bërë këtë videon, por e falënderoj. Rastësi e jashtëzakonshme, vajza ishte 5 vjeç sa Ajka, bebi ishte 6 muajsh e 3 ditësh, pak a shumë sa Amen, një pafajësi, njësoj si të vegjlit e mi.

Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për ata e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH