Lid Delia i njohur si "vëllai i Heidit" (për shkak të misionit të Heidit) është banori më i ri në shtëpinë e "Big Brother Albania VIP 3". Kjo ishte një befasi për Heidin e cila mendoi se ishte vetëm një takim familjar me "të vëllain" por më pas mësoi nga Ledioni që Lidi do t'i bashkohej asaj në shtëpi si konkurrent.
I pyetur nga Ledioni në qoftë se do të donte të takonte ndonjë "person të veçantë" përpara se t'i bashkohej të gjithëve, ai u shpreh se donte të takonte Romeon i cili sigurisht mendoi se do takonte vërtet të vëllain e të dashurës së tij.
Romeo u përpoq t'a kalonte situatën me sportivitet por më pas teksa shkuan në dhomën e ndenjës ai u shpreh se ndihej "i stresuar".
Situata duket shumë interesante dhe na mbetet të presim se si do të vazhdojë kjo lojë e "Vëllait të madh".