Dafina Zeqiri është përfolur së shumti në rrjet në lidhje me romancat e saj dhe së fundmi atë me Kreshnik Gjergjin me të cilin ka rreth një vit e dashuruar.
Me sa duket çifti ka vendosur që lidhjen ta kalojnë në një nivel tjetër, atë të martesës.
Në instagramin e Dafinës janë parë fotot e propozimit të bukur që Kreshniku i ka bërë ku ajo shumë e lumtur shkruan "I love you" duke etiketuar partnerin. Kjo tregon se Dafina e ka pranuar propozimin.
Ne nuk na mbetet gjë tjetër veç se t'i urojmë çiftit jetë të lumtur ndërkohë që presim për dasmën. /k.a