Siç e kemi parë, Sara Gjordeni, që prej lindjes së vajzës së saj, Nea, është shfaqur më e ndjeshme dhe më e lidhur se kurrë me të bijën.
Së fundmi, ajo ka emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale duke publikuar disa foto të ëmbla me Nean, ku nënë e bijë shfaqen me veshje të ngjashme, të stiluara në mënyrë “matchy-matchy”.
Edhe pse modelet e fustaneve janë të ndryshme, ngjyra e verdhë, e përzgjedhur me kujdes nga Sara, krijon një harmoni të bukur vizuale, duke i dhënë dyshes një pamje të njëjtë që bie menjëherë në sy.
Pamjet plot dashuri kanë marrë padyshim vëmendjen e ndjekësve, duke bërë komente pozitive dhe emoji zemre.