Aktorja e njohur nga Kosova, Adriana Matoshi, e cila pas ndarjes nga futbollisti afrikan 19 vite më i ri, Keith Groeneveld, ka zgjedhur të mbajë larg vëmendjes së publikut jetën e saj private.
Sot, në 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve, ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj, ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep.
“Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen”, shprehet Adriana Matoshi.
Ndër të tjera, deputetja i ka premtuar vetes se në këtë ditë do të ketë veten prioritet.
Postimi i plotë:
E dashur Adrianë
Në këtë ditë të shenjtë të Shën Valentinit, kam vendosur të shkruaj një letër për ty, për t’i thënë vetes atë që shpesh harroj t’ja them. Për gjithë dashurinë që kam dhënë, për gjithë atë që kam ofruar, për çdo hap që kam bërë me zemrën time të hapur, sot dua të të them: Të lumtë.
Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen.
Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë.
Po, ndonjëherë është e vështirë të kujdesesh për veten në mes të gjithë kësaj, por sot dua të të them: Të dua, dhe të falënderoj që je kjo që je. Je më e fortë dhe më e bukur se çdo gjë që mund të imagjinoje, dhe çdo hap që ke bërë ka pasur rëndësi. Edhe kur nuk e ke parë vetën si duhej, unë e di që ke dhënë gjithçka nga vetja jote.
Nuk ka asgjë që mund të krahasohet me dashurinë që ke shpërndarë. Të dua për ndjeshmërinë në ke, për bujarinë që ke pasur dhe për forcën që ke treguar çdo ditë. Ti je e shkëlqyer, e bukur, dhe e merituar për gjithë dashurinë dhe mirëkuptimin që ke ofruar
Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët. E di që kjo është një dhuratë për veten time, një dhuratë që nuk duhet të harroj kurrë.
Te dua, gjithmonë.
Me dashuri të pafund. Adri