Showbiz

Si një NUSE KOSOVE! Egli Tako shfaqet e veshur me kostum tradicional shqiptar, (mos vallë po përgatit..?)

Shkruar nga Liberale

Si një NUSE KOSOVE! Egli Tako shfaqet e veshur me kostum tradicional

Këngëtarja e njohur shqiptare Egli Tako ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje magjepsëse nga prapaskenat e projektit më të fundit muzikor, duke rritur ndjeshëm pritshmëritë për publikimin e radhës.

Në një postim të publikuar në Instagram, Egli shfaqet e veshur me një kostum tradicional mbresëlënës, të punuar me detaje të arta mbi kadife të kuqe, që jo vetëm reflekton trashëgiminë kulturore shqiptare, por edhe thekson elegancën dhe bukurinë e saj karakteristike.

Si një NUSE KOSOVE! Egli Tako shfaqet e veshur me kostum tradicional

Me mbishkrimin: “Pak behind the scenes deri sa të dalin këngët NESEEEER”, Egli paralajmëroi se projekti i ri do të publikohet ditën e nesërme, duke shtuar entuziazmin tek fansat.

Si një NUSE KOSOVE! Egli Tako shfaqet e veshur me kostum tradicional

Projekti titullohet “SHUJ SHUJ – KU JE NIS” dhe vjen në bashkëpunim me dy artistë të njohur të skenës shqiptare: Fifi dhe Mergim Taa. Ky treshe i papritur ka ngjallur kureshtje dhe reagime pozitive në rrjetet sociale, ndërsa fansat mezi presin të dëgjojnë rezultatin final.

Pamja tradicionale e Eglit në klip ka tërhequr vëmendje të madhe, duke marrë komente të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët e kanë përgëzuar për stilin, qëndrimin dhe ruajtjen e elementeve të trashëgimisë kulturore në një kontekst modern.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH