Në treg vlera e artistëve prej shumë kohësh është thuajse e njëjta, duke pasur një klasifikim fiks mes personazheve që paguhen më shumë për koncertet e tyre live. Por këtë verë, duket se edhe ky treg ka pasur ndryshime të mëdha, duke rrëzuar nga froni disa artistë dhe duke rikthyer në listë disa të tjerë, shkruan pamfleti.net. Një emër që këtë verë ka ‘bërë namin’ është pikërisht Xhensila Myrtezaj.
Verën e kaluar ishte Luiz Ejlli më i kërkuari. Xhensila Myrtezaj, e cila ka shumë vite që është pjesë e tregut muzikor, këtë sezon ka arritur kulmin.
Këngëtarja ka mbajtur deri në 3 koncerte brenda një ditë, duke qenë ndër emrat më të kërkuar të muzikës.
Shkak për këtë janë bërë edhe këngët e reja që ajo ka sjellë në muajt e fundit. Por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe divorcin e këngëtares. Pak para verës, ajo dhe Bes Kallaku, i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare.
Si single, duket se Xhensila është ndër vajzat më të kërkuara në koncerte. Tarifat e saj kanë arritur deri në 5 mijë euro këtë verë.
Nëse i hedhim një sy pak viteve më parë, ajo kishte tarifa në 2 apo deri në 3 mijë euro, ndaj rritja për Xhensilën ka qenë e madhe.