Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, festoi sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga i dashuri i saj.
“Ti je si ditët e mia me diell”, ka qenë urimi i Princit, i cili e ka shprehur dashurinë përmes një mbishkrimi në tortën ditëlindjes.
Kujtojmë se Princ Leka zyrtarizoi lidhjen me fotografen pas ndarjes së bujshme nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.
Burime pranë çiftit, bëjnë me dije se tashmë ka përfunduar edhe gjyqi i fundit mes dy ish-bashkëshortëve, çifti është duke menduar për dasmën e tyre.
Ndryshe nga martesa e parë, me Elian, që në Tiranë mbërritën familje të shumta mbretërore, këtë herë me Blertën, ceremonia do të jetë më private, duke dashur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre vetëm pranë rrethit të ngushtë.
Princ Leka u divorcua nga Elia Zaharia në muajin prill të vitit të kaluar, në një ngjarje që mori përmasa të mëdha mediatike.
Elia Zaharia dhe Princ Leka, konfirmuan më 15 janar 2024 se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars 2024, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin.
Princ Leka u dënua për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia dhe babait të saj, Gjergj Zaharia. Togat e zeza dënuan me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elia Zaharisë, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.
Gjykata urdhëroi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien e tij në shërbim prove për një periudhë prej 1 vit e 40 ditë, me kusht që gjatë kohës së provës, i pandehuri të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndërsa u vendos pafajësia për Elia Zaharinë.