Showbiz

"Unë jetoj si princeshë, jo varfanjak si ti", Gjesti përplaset keq me Olën në BBV

Shkruar nga Liberale

"Unë jetoj si princeshë, jo varfanjak si ti",  Gjesti

Tensionet mes Olës dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vazhdojnë të rriten.

Gjatë një debati të fundit, Ola i tha Gjestit se, ndryshe nga ai, jashtë shtëpisë jeton si një “princeshë”, duke e quajtur atë “varfanjak”.

Gjesti u ndje i prekur nga deklarata, duke e akuzuar Olën se po përqesh të varfrit. Ai reagoi: “Çfarë ka të keqe nëse je i varfër? Po i kesh të varfrit.”

Përplasja mes tyre ka krijuar shumë reagime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke pritur me kuriozitet se si do të evoluojë ky raport.

Pjesë nga biseda e tyre:

Gjesti: Më vjen shumë keq që je jashtë.

Ola: Ku jam.

Gjesti: Veç hijen e ke këtu.

Ola: Të paktën unë jetën jashtë e kam si princeshë, jo si puna jote.

Gjesti: Vetëm hijen e ke këtu.

Ola: Unë e kam jetën si princeshë jashtë.

Gjesti: Si princeshë.

Ola: Jo si ty si varfanjak.

Gjesti: Varfëri unë? I varfër.

Ola: I varfër në tru.

Gjesti: Jo në tru, e pate për tjetër gjë, e di për çfarë e pate. I varfër jam edhe çka. Çfarë ka të keqe nëse je i varfër, i kesh ti të varfrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH