Showbiz

Risia! Finalistët ndahen në çifte, përballen për çmimin e madh të ‘BBV’

Shkruar nga Liberale

Risia! Finalistët ndahen në çifte, përballen për

Një risi për “Big Brother VIP Albania”, por që është përdorur në shtetet e tjera, u aplikua këtë finale.

Katër finalistët u ndanë në dy çifte dhe fituesit do të përballen më pas me njëri-tjetrin për çmimin e madh. Konkretisht, përmes zgjedhjes së goglave në mënyrë rastësore, Romeo Veshaj u bë çift me Egla Cenon, ndërsa Julian Deda me Heidi Bacinz.

Kujtojmë se Meriton Mjekiqi ishte finalisti i parë i eliminuar. Moderatori falenderoi publikun që e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, ndërsa u shpreh se përvoja në reality show e ka ndryshuar dhe e ka bërë më të pjekur.

“Nuk e kam një analizë konkrete pse jam më pak i votuar, por falënderoj publikun që më ka votuar. Jam shumë i lumtur që kam ardhur deri në këtë pikë. Jam përmirësuar me veten. U rrita shumë, jam një Meriton me shumë durim, i matur, i pjekur”, u shpreh ai pas eliminimit, ndërkohë që me të mbërritur në studio nxitoi të puthte Ilnisën, me të cilën nisi një romancë në shtëpi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH