Showbiz

Publikohen fotot e reja të Miss-it shqiptar/ Suada Sherifi ishte zhdukur prej vitesh nga mediat që pas arrestimit të bashkëshortit në Dubai

Shkruar nga Liberale

 

Publikohen fotot e reja të Miss-it shqiptar/ Suada Sherifi ishte zhdukur

Biznesmeni Eldi Dizdari, i njohur ndryshe edhe si Denis Matoshi, ishte një nga të arrestuarit  si pjesë e kartelit të kokainës, që u godit nga Europol gjatë operacionit “Los Blancos”.

Ai u arrestua në Dubai, ndërkohë që emri i tij u përfol në nëntor të vitit 2018 edhe si bashkëshorti i “Miss Shqipëria 2005”, Suada Sherifi me të cilën kanë edhe një vajzë, kur edhe u shpall në kërkim policor për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok.

Që nga viti 2018, Suada Sherifi “u zhduk pa gjurmë” duke mbyllur çdo rrjet social, ku ekspozonte biznesin e saj dhe jetën e luksit.

Madje u zhduk edhe nga intervistat në median e shkruar dhe televizive.

Këto janë disa nga fotot që kanë mbetur në rrjet që pas ‘zhdukjes’ së bukuroshes dhe vogëlushes së saj Deizi nga rrjetet sociale dhe syri i publikut.

 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH