Showbiz

PREKËSE! Livia flet sërish me babain pas 22 vitesh ndarje: Do doja të të thoja shumë gjëra

Shkruar nga Liberale

PREKËSE! Livia flet sërish me babain pas 22 vitesh ndarje: Do doja

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me plot emocione për banorët e Big Brother Vip Albania. Sidomos për njërën prej tyre, e cila përjetoi një moment që do të mbahet mend gjatë në memorien e saj.

Bëhet fjalë për Livian. Kjo e fundit, foli sërish me babain e saj, pas 22 vitesh. Babai i tha se është krenar për të dhe të vazhdojë me kokën lart.

Ata e mbyllën komunikimin duke premtuar se do të takohen pas daljes nga Big Brother Vip.

Pjesë nga komunikimi mes tyre:
Livia: Është ai zëri…. që kisha në vesh. Sa theksin e bukur e ke bab.
Babai: Jam mirë, si je ti?
Livia: Jam shumë mirë… do doja të të thoja shumë gjëra.
Babai: Të falënderosh mamin që të ka mbajtur, ose anasjelltas… këto janë zgjedhjet e jetës. Ka raste që fëmija gëzohet, që hidhërohet. Jeta kështu është.
Livia: Kam takuar gjyshen para se me ardh këtu
Babai: Më ka thënë.
Livia: A je krenar për mua?
Babai: Krenar jam! Mbaje kokën lart dhe ec përpara, nderojë babin… Herën e fundit që ke ardh me mua për 10 ditë, ka qenë edhe halla, ti mbase s’e mban mend, edhe u mërzite. Ishte e pamundur që unë të të mbaja aty, se të shkulësh një fëmijë prej nëne, nuk është e lehtë. Shpresoj që një ditë të gjesh një partner dhe të kalosh një jetë të lumtur, të mos vuash se ke vuajtur fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH