Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, mësohet se shumë shpejt do t’i rikthehet muzikës me një videoklip të ri që ka realizuar në New York.
Lajmi i mirë është bërë me dije nga Elton Ilirjani, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar dje në New York City”, shkruan ai.
Ky lajm ka entuziazmuar të gjithë fansat e saj, të cilët janë rritur me këngët dhe zërin e saj të veçantë.
Dhe mesa duket një gjë të tillë e ka pohuar edhe mbesa e Parashqevisë, Ina Simaku e cila ka deklaruar se ka disa plane të mundshme për ardhjen e Parashqevisë në Shqipëri, por theksoi se, për momentin, nuk mund të japë një përgjigje përfundimtare.
‘Është folur për disa plane, por për momentin, nuk do të them 100 për qind’– tha ajo.
Vlen për t'u theksuar se Parashqevia do i rikthehet skenës pas një periudhe shumë të gjatë larg skenës, pasi u gjet në rrugët e Amerikës, ku jetonte si e pastrehë.
Tashmë ajo ka dalë nga spitali në Nju Jork, muajin e kaluar ku po kurohej për shkak të situatës së rënduar psikologjike. Pas kurimit, Simaku u shfaq e transformuar totalisht, duke surprizuar publikun.