Showbiz

Pas daljes nga “Big-u”, Driloni zbulon se çfarë i ka ndodhur: Më kanë marrë në telefon vajza duke qarë...!

Shkruar nga Liberale

Pas daljes nga “Big-u”, Driloni zbulon se çfarë i ka

Fituesi i BBVK, Drilon Rama ka realizuar ‘vlog’-un e parë pas daljes nga shtëpia e famshme, ku rrëmbeu çmimin e madh. Ai ka folur për eksperiencën në këtë format, lojën që ka zhvilluar si dhe për raportet me ish-banorët.

Ai foli gjithashtu për sfidën më të madhe që ka hasur brenda dhe se si është pritur jashtë nga njerëzit që e kanë ndjekur.

“Sfida më e madhe personalisht ka qenë që është dashur të rri më shumë njerëz se unë jam mësuar me pak njerëz, rrethin tim e kam shumë të vogël edhe që të kanë gënjyer në sy, të kanë ofenduar, bullizuar. Ti prapë se prapë është dashur të mbash kontaktin me ta, se je në një shtëpi. Nuk është sikur jashtë se ti jashtë nuk flet, qajo ka qenë sfida personalisht më e madhe. Unë jam marrë me të për shkak të lojës”, u shpreh ai.

 “Me çka jam krenar, nuk ka pasur ndonjë moment që kam dalë shumë prej vetes, që e kam fëlliqur gojën. Për momentin nuk jam marrë me banorë shumë të Big-ut. Po mbase t’i përfundoj shikoj me kë të më rrihet”.- shtoi Driloni.

Mes tjerash fituesi i edicionit të tretë shtoi: “Ka pasur njerëz që na kanë hyrë në shtëpi, ka pasur momente kur kanë thirrur disa vajza që kanë qarë nëpër telefon, edhe disa nëna që i kam takuar jashtë më kanë thënë ‘ishalla bëhet djali im si ti’. Më kanë prekur më shumë, më kanë gëzuar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH