Showbiz

Papa Françesku ka vdekur? Çfarë po deklaron me kaq bindje Fabrizio Corona në emisionin e tij në YouTube (Video)

Shkruar nga Liberale
Papa Françesku ka vdekur? Çfarë po deklaron me kaq bindje

Papa Françesku ditën e diele doli nga spitali Gemelli në Romë, pas një shtrimi mbi njëmujor për disa sëmundje që lidheshin me frymëmarrjen. Përgjatë ditëve të shtrimit të tij në spital, qarkulluan shumë thashetheme në lidhje me gjendjen e tij të vërtetë shëndetësore dhe padyshim shumë teori konspirative, disa prej të cilave aludonin se Papa kishte vdekur.

Një nga ideatorët e kësaj teorie ishte edhe Fabrizio Corona, një personalitet i showbizzit italian, i cili së fundmi drejton edhe një emision të njohur thashethemesh në YouTube.

Prej disa ditësh Corona pretendonte pa asnjë provë se Papa Françesku kishte ndërruar jetë. Ditën e premte, 21 mars, në një qendër tregtare në Torre Annunziata, deklaroi: “Nëse një video e tij duke folur del në pesë muajt e ardhshëm, unë do tërhiqem përgjithmonë. Por, kjo video nuk do dalë kurrë, pasi Papa ka vdekur”.

Sigurisht, Papa Françesku nuk ka vdekur, të dielën në mëngjes para se të largohej nga spitali doli në ballkon për t’u shfaqur para publikut, duke përshëndetur një grup besimtarësh që po qëndronin në oborrin e spitalit.

“Video imazhi”, për të cilin flet Corona, sot gjendet në qindra faqe lajmesh italiane dhe botërore.

Pas 5 javësh përballje me pneumoninë, Papa Françesku ka lënë spitalin në Romë.

 

Ndërsa u largua nga aty, Ati i Shenjtë u prit nga një turmë e madhe njerëzish. Pasi i përshëndeti, Papa iu drejtua një kishe në kryeqytetin italian e më pas u rikthye në Vatikan.

 

Një ditë më parë, mjekët e paralajmëruan daljen e Papa Franceskut nga spitali, por thanë se ai duhet të shmangë takimet me grupe të mëdha njerëzish dhe duhet të evitojë mbingarkesën për t’u rikuperuar plotësisht.

 

Ati i Shenjtë ishte shtruar në spitalin Gemelli më 14 shkurt pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua./Liberale.al

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH