Vëllai i Eminem, Nathan “Nate” Kane Mathers, ka reaguar pas vdekjes së nënës së tyre, Debbie Nelson.
Një ditë pasi nëna e krijuesit të hitit “Mockingbird” vdiq, pas një beteje me kancerin e mushkërive në moshën 69-vjeçare, vëllai i tij tregoi se si po e përballon lajmin.
“Urrejtje dhe emocione të përziera sot”, shkroi 38-vjeçari në një postim në “Instastory”.
Nga ana tjetër, reperi i famshëm ende nuk ka komentuar publikisht vdekjen e nënës së tij, pasi TMZ raportoi vdekjen e saj në fillim të kësaj jave.