Rihanna, dikur e njohur si një nga gratë më të pasura në botën e muzikës dhe modës, po përballet me rënie të pasurisë së saj. Sipas listës së fundit të Forbes, pasuria neto e këngëtares dhe sipërmarrëses barbadiane ka rënë nga 1.4 miliardë dollarë në rreth 1 miliard një humbje prej 400 milionë dollarës
Kjo rënie vjen në një moment sfidues për perandorinë e saj të ndërtuar me sukses përmes markave Fenty Beauty dhe Savage X Fenty. Linja e të brendshmeve, e cila dikur u konsiderua një model për diversitet dhe përfshirje në industrinë e modës, u përball me një tronditje të brendshme pasi CEO-ja i saj u largua në gusht 2024 për të marrë drejtimin e Victoria’s Secret. Ndryshimi i lidershipit dhe dinamika e re e tregut kanë ndikuar në ecurinë financiare të markës.
Ndërkohë, Fenty Beauty — bashkëpunimi i fuqishëm me gjigantin francez të luksit LVMH — u lançua në tregun kinez vitin e kaluar. Por përballë një ekonomie globale në ngadalësim dhe një klime tregtare të vështirë në Kinë, performanca ka qenë e vakët. LVMH vetë e përshkroi situatën si një “ambient sfidues”, me shitje të raportuara si të qëndrueshme, por pa rritje të ndjeshme.
Pavarësisht këtyre sfidave, Rihanna mbetet një emër me ndikim në industrinë e bukurisë dhe modës. Savage X Fentyprezantoi një koleksion të ri nusesh këtë pranverë, ndërsa Fenty Beauty rilançoi produktin ikonik Body Lava, duke mbajtur gjallë interesin e fansave dhe konsumatorëve.
Edhe pse pasuria e saj ka pësuar rënie, Rihanna vazhdon të jetë një nga gratë më të fuqishme dhe inovative në sipërmarrjen moderne, duke provuar se edhe në kohë të vështira, ajo mbetet një forcë e padiskutueshme në treg.