Showbiz

"Më vjen keq, po s’jeni për mua" Baby G i tregon standartet e larta fermerëve

Shkruar nga Liberale

"Më vjen keq, po s’jeni për mua" Baby G i tregon

Në “Ferma VIP”, djemtë që janë brenda, kanë shfaqur herë pas here simpati për vajzat, ku nuk kanë munguar edhe flirtet. Por nga ana e tyre, deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Së fundmi, në një bashkëbisedim mes disa fermerëve, këngëtarja Baby G u shpreh se me asnjë nga çunat në “Ferma VIP” nuk e gjen veten në një romancë.

“Shumica janë të lidhura, 98% të janë të lidhura, por bëjnë sikur nuk janë. Baby G është e lidhur, e ka gjetur një kuzhinier. A e ke thënë vetë këtë”, tha Dijonisi.

“Unë nuk jam e lidhur dhe nuk nuk kam asnjë lidhje për të qenë e lidhur. Sidomos këtu, më falni por ju çunat që jeni këtu nuk jeni për Baby G”, iu përgjigj Baby G.

Poll
SHQIPENGLISH