Gjesti dhe Egli kanë krijuar një afrimitet pas futjes së tij në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 4.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një video e dyshes që ndodhen të shtrirë në shtrat, e mesa shihet nga lëvizjet, dy banorët shkëmbejnë puthje në buzë.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Gerta i hodhi shampanjë dhe birrë në fytyrë Gjestit, pas një debati që patën mes tyre, duke e prekur edhe në sy. Pas lëndimit, ai është dërguar në spital për trajtim dhe më pas është rikthyer në shtëpi, duke iu bashkuar banorëve të tjerë.