Famës dhe çmimeve të yjeve në Hollivud, padyshim i bashkëngjitet edhe një pagesë e mirë dhe si çdo vit prestigjozia Forbes ka nxjerrë listën e 10 yjeve të paguar më mirë.
Shifrat e publikuara për 9 meshkuj dhe vetëm një grua janë referuar vetëm fitimive për rolet në filma, seriale, regjia dhe produksioni duke i përjashtuar bashkëunimet me marka të ndryshme që dhe prej tyre marrin shuma të ajme.
I pari që kryeson listën është The Rock Dwayne Johnson me 88 milionë dollarë të fituara. Merita për të qenë ylli më i paguar për vitin që lamë pas është filmi Red One, por edhe rolit të zëdhënësit dhe producentit ekzekutiv të Oceania 2. Ryan Reynolds, ylli, producenti i Deadpol dhe Wolverine dhe aktori i If, pason me 85 milionë dollarë. I treti është Kevin Hart me vlerën 81 milionë dollarë të fituara nga filmat, serialet televizive, podkastet dhe komedia stand-up. Jerry Seinfeld vijon me fitimin prej 60 mijë dollarë, falë sitcom-it në të cilin luan. Hugh Jackman është në vendin e pestë. Aktori australian fitoi 50 milionë dollarë për rolin e tij në Deadpool dhe Wolverine. Në vendin e gjashtë është Brad Pitt me 32 milionë dollarë me rolin në filmin F1, por edhe me filma të tjerë. Vetëm një milion më pak e rendit në vendin e shtatë mikun e tij George Clooney. Më në fund gjejmë dhe gruan e parë në renditje, Nicole Kidman e cila i është afruar gati barazua George Clooney, falë tre serialeve televizive në të cilat ajo ka luajtur, Çifti i Përsosur, Mërgimtarët dhe Luanesha. I nënti është Adam Sandler me 26 milionë dollarë dhe i dhjeti është Will Smith, protagonisti i Bad Boys.