Showbiz

Këngëtari shqiptar arrestohet nga policia greke, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale

Këngëtari shqiptar arrestohet nga policia greke, zbulohet arsyeja

Këngëtari i njohur me origjinë shqiptare, Kristos Mastoras, është arrestuar nga policia greke për shkak se po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Christos Mastoras është një këngëtar i njohur në Greqi dhe i dashur për publikun. Ai është me origjinë shqiptare, nga fshati Vodhinë i Dropullit të Sipërm në Qarkun e Gjirokastrës, por familja e tij u zhvendos në Greqi kur ai ishte 3 vjeç.

Këngëtari shqiptar arrestohet nga policia greke, zbulohet arsyeja

Sipas burimeve policore, të cilave iu referohet shtypi grek, arrestimi ka ndodhur gjatë natës, afër sheshit Omonia. Policia ka konfirmuar se Mastoras kishte një nivel alkooli prej 0.83 mg. Sipas raportimeve të mediave vendase, ai ka tentuar të largohet nga postoblloku, por është ndaluar nga forcat e rendit. Për këtë arsye, ai do të paraqitet në gjykatë gjatë ditës së sotme për masë sigurie.

Këngëtari shqiptar arrestohet nga policia greke, zbulohet arsyeja

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH