Showbiz

"Ke lindur një fëmijë pa dashuri", vajzat nuk përmbahen, Ledjona i kthehet keq Rozës: Edhe ti ashtu je lindur

Shkruar nga Liberale

"Ke lindur një fëmijë pa dashuri", vajzat nuk

Roza Lati dhe Ledjona Xheladinaj vijojnë të përfshihen në debate të ashpra dhe me fjalë ofenduese ndaj njëra-tjetrës brenda shtëpisë së Big Brother Vip. 

Mbrëmjen e djeshme Roza i ka përmendur vajzën dhe familjen Ledjonës dhe kjo e fundit, ndonëse u prek vazhdoi debatin me moderatoren.

Debati mes dy banoreve: 

Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri.

Roza: A je me personin që e ke bërë?

Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?

Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë.

Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?

Roza: Jo unë jam bërë me dashuri

Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?

Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë.

Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.

Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq.

Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH