Këngëtarja e njohur Katy Perry ka pasur një moment të sikletshëm në skenë gjatë një koncerti të saj në Las Vegas, pjesë e turneut të madh “Lifetimes”. Teksa po performonte hitin e saj të vitit 2010, “Part Of Me”, 40-vjeçarja pati një incident me veshjen.
Reçipetat e saj shpërthyen papritur ndërsa ajo po kërcente me energji dhe po lëvizte në skenë. Bluza e saj metalike u hap në pjesën e pasme, duke shkaktuar shqetësim për këngëtaren.
“Oh, sa do të më hiqet reçipeta!”, dëgjohet të thotë Perry me humor, por pa ndalur performancën. Ndërkohë, një anëtar i ekipit të saj nxitoi për ta ndihmuar dhe gjithçka u zgjidh brenda pak sekondash.
Ajo ndodhet aktualisht në turneun e saj “84”, i cili vjen pas publikimit të albumit të saj më të fundit “143”. Albumi, megjithatë, nuk është pritur mirë nga kritika dhe fansat, dhe është komentuar si një projekt i dobët në krahasim me sukseset e saj të mëparshme