Nëse jeni konfuzë për marrëdhënien mes Katy Perry dhe Orlando Bloom, nuk jeni të vetmit edhe miqtë e afërt të çiftit nuk e dinë me siguri se çfarë po ndodh mes tyre. Një burim për Us Weekly ka treguar se çifti po kalon një periudhë të ndarë, por pa ndonjë konfirmim zyrtar për ndarje përfundimtare.
“Është e vërtetë që po kalojnë kohë të ndarë. As miqtë e tyre nuk e dinë nëse janë ndarë përfundimisht,” ka thënë burimi.
Sipas të njëjtit burim, kjo nuk është hera e parë që Katy dhe Orlando përballen me një ndarje. Çifti më parë është ndarë për pak kohë, por gjithmonë e ka gjetur rrugën për t'u rikthyer bashkë.
Një tjetër burim ka zbuluar për Us Weekly se Orlando është treguar shumë privat për problemet në çift, ndërsa Katy ka qenë e zënë me projektet e saj muzikore. Largësitë e shpeshta dhe angazhimet profesionale kanë krijuar tension në marrëdhënien e tyre.
Nga ana tjetër, një raport për People sugjeron se stresi nga pritja jo shumë pozitive e albumit të ri të Katy-t dhe komentet rreth turneut të saj kanë ndikuar negativisht në çiftin e njohur. Edhe pse Orlando e ka mbështetur, burimi thotë se kjo situatë ka shkaktuar stres dhe tension mes tyre.
Për më tepër, sipas një tjetër burimi për Page Six, çifti është ndarë, por po presin që të përfundojë turneu i Katy-t për të bërë ndarjen publike.
Deri tani, as Katy Perry dhe as Orlando Bloom nuk kanë reaguar publikisht për këto zëra. Kështu që, çfarë po ndodh vërtet mes tyre mbetet mister ndoshta janë vetëm të zënë, ndoshta po kalojnë një krizë, ose ndoshta çdo gjë është në rregull dhe thashethemet janë të ekzagjeruara. Me VIP-at, s’ke si i kupton gjithmonë!