Showbiz

"Ka pamje s*ksi por nuk..." Spartak Ngjela komenton Heidin! Ja çfarë thotë ai

Shkruar nga Liberale

"Ka pamje s*ksi por nuk..." Spartak Ngjela komenton Heidin! Ja

Big Brother Vip 3 është një ndër formatet televiziv më të ndjekur në vendin tonë dhe që nga fillimi i tij më 13 Janar ka shkaktuar shumë polemika dhe diskutime të cilat nuk janë lënë pa u komentuar nga figura të njohura të ekranit. Së fundmi ka qenë Spartak Ngjela, i cili teksa ishte i ftuar në “Breaking”, komentoi disa nga banorët pjesmarrës. Ai u shpreh se nuk e di nëse Heidi do ta fitojë Big Brother-in, por e favorizon fakti që sipas tij ka “sex appeal”.

“Heidi është e favorizuar. Ajo nuk ka bukuri, ka sex appeal, dmth seks i bukur. Do fitojë, s’do fitojë nuk e di”, u shpreh avokati.

Sipas tij loja ishte midis Heidit dhe Rikes, por pas daljes së kësaj të fundit, avokati thotë se më shumë përparësi në lojë ka Heidi.

“Dy nga ato vajzat janë ata që po konkurrojnë, ishte Rikja, tani ka ngelur Heidi. Prisja më shumë nga Rikja, por nuk e di se çfarë pati. Ka patur ca goditje jashtë karakterit normal të logjikës”, tha Ngjela.

Shpjegim: Sex appeal- do të thotë të jesh tërheqës në mënyrë seksuale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH