Showbiz

"Je xheloze për mua..."/ Vesa dhe Heidi debatojnë për Romeon: Po e shpreh në mënyra të ulëta

Shkruar nga Liberale

"Je xheloze për mua..."/ Vesa dhe Heidi debatojnë për

Publiku mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP3” pati mundësinë që të votonte për liderin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ishte Heidi Baci ajo që u përzgjodh si lidere, e cila gjithashtu kishte edhe një detyrë mjaft të rëndësishme.

Ajo kishte të drejtë që të çonte në nominim 3 banorë dhe zgjodhi Françeska Muratin, Vesa Smolicën dhe Roza Latin, të cilat i janë kundërvënë së fundmi. Në nomimin është gjithashtu edhe Ledjona Xheladinaj pasi u dënua nga Vëllai i Madh pas gjestit që bëri ndaj Romeo Veshajt, duke i hedhur vezë në kokë.

Ndërkohë pas përfundimit të spektaklit në shtëpi kanë nisur menjëherë debatet në lidhje me nominimin e Heidit. Duket se banorët kanë nisur që t’i kërkojnë llogari.

Madje Vesa i tha se me përzgjedhjen e saj po e shtyn të mendojë se është xheloze për Romeon.

Pjesë nga debati:

Heidi: Nuk do të të jap llogari unë

Juli: S’mund të dalë kjo para asaj

Vesa: Je duke shti me menu se u kon një koment aty se di kush e ka bërë, ti ke bërë në lidhje me Romeon dhe Heidin dhe e ke pranu vetë, po dyshoj shumë se ke xhelozi. Kë do me nxjerrë? Je xheloze por e shpreh në mënyra të ulëta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH