Showbiz

“Jam e zhgënjyer nga miqtë e mi” flet Roza Lati: S’më dërguan asnjë dron 

Shkruar nga Liberale

“Jam e zhgënjyer nga miqtë e mi” flet Roza Lati:

Roza Lati ka qenë një prej të ftuarave në puntatën e sotme të “Cherry On Top” nga Bora Zemani.

Rrugëtimi i saj në formatin e “BBV3” mbaroi pak ditë më parë e ndërsa ditën e sotme Roza ka treguar se është zhgënjyer shumë nga disa prej miqve të saj që ka pasur para se të futet në “BBV3”.

Ajo është shprehur se ka pritur nga miqtë e saj “me lekë” të paktën një dron, ose t’i bënin një telefonatë nënës së saj për ta pyetur nëse kishte nevojë për diçka.

“Jam shumë e zhgënjyer nga miqtë e mi me lekë, që hapen… Si nuk më çuan një dron? Si nuk e morën ne telefon Ritën ta pyesnin nëse i duhet gjë”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH