Showbiz

I kanë bërë magji? Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje në kutinë e dhuratës

Shkruar nga Liberale

I kanë bërë magji? Fjoralba Ponari gjen flokë dhe nyje

Moderatorja Fjoralba Ponari me anë të një videoje ka treguar se është shokuar kur brenda një kutie aksesorësh, që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje. Ajo lë të kuptojë se dikush ka dashur t’i bëjë magji.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj”, tha duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. “Nëse s’do të kisha parë flokët, do ta kisha hedhur”, shprehet Fjoralba.

Më pas ajo tha se nuk beson në magji, por megjithatë nuk e mohoi që nuk u ndie mirë, ndaj edhe kërkoi ndihmën e ndjekësve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH