Showbiz

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi, modelja turke e “zhduk” nga jeta e saj!

Shkruar nga Liberale

 

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Prej disa kohësh këngëtari i njohur Butrint Imeri dhe modelja turke Sezen Cifcioglu po shijonin një romancë dashurie. Dyshja e bënë të ditur lajmin përmes postimeve në rrjetet sociale ku shfaqeshin më të dashuruar se kurrë. Mirëpo së fundmi duket se çifti i kanë dhënë fund romancës së tyre të shkurtër, pasi modelja ka fshirë në profilin e saj fotot me Butrintin si edhe ata nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Teksa Sezen është pyetur për fotot e fshira dhe heqjen e follow-t, modelja ka pretenduar se romanca mes tyre ka qenë një lajm i rremë dhe se ata të dy kanë qenë vetëm shokë.
“Lajmi është i rremë dhe personi në fotot e mija është shoku im. Unë nuk e meritoj të përflitem në këtë mënyrë. Nuk kam qenë e lidhur me Butrintin” është përgjigjur modelja për ZoneVip. Ndër të tjera Sezen është shprehur se ata nuk janë më shokë prandaj edhe nuk ndiqen më në rrjetet sociale.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

“Ne nuk jemi më shokë, ai ka qenë me njerëz të tjerë gjatë gjithë kësaj periudhe”,- shton ajo. Por duket se historia mes dyshes është më e komplikuar sesa duhet. Pasi çifti shijoi disa ditë pushimesh si në borë ashtu edhe plazh, ka ardhur ndarja, ku shkak dyshohet se është bërë tradhtia e këngëtarit.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Butrinti ka pasur një flirt me një vajzë, çfarë edhe është marrë vesh nga modelja turke, duke sjellë menjëherë ndarjen e çiftit. Një ndarje kjo që ka qenë konfliktuale mes tyre. Nuk dihet ende se cila është vajza me të cilën Butrinti tradhtoi Sezen, por ajo që dihet me siguri është fakti se çifti është ndarë pas një sherri të madh.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Pavarësisht spekulimeve, Butrinti është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij sentimentale, duke mos e konfirmuar asnjëherë publikisht një lidhje derisa të jetë gati ta ndajë me publikun.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Fansat kanë shpërthyer në komente, ku disa urojnë Butrintin për këtë lidhje të mundshme, ndërsa të tjerë spekulojnë nëse kjo është thjesht një miqësi apo një marrëdhënie më serioze. Në të kaluarën, Butrinti është lidhur me disa emra të njohur të showbiz-it shqiptar, por kurrë nuk ka pranuar publikisht ndonjë lidhje afatgjatë.

FOTO/ Ndarja me sherr e konflikte e çiftit! Butrint Imeri e tradhtoi,

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH