Showbiz

FOTO/ Me dorën tek barku i rrumbullakosur e buqetën me lule në dorën tjetër, KIARA TITO uron GRATË me mesazhin e ndjerë

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Me dorën tek barku i rrumbullakosur e buqetën me lule në

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kiara Tito ka mesazh urimi për të gjithë nënat dhe gratë, për të cilat thotë se janë "heroina që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes."

Moderatorja shkruan se sot urimi  vjen edhe nga një tjetër vajzë, bebja që ajo pret të sjellë së shpejti në jetë. 

"Këtë 8 mars dua tia dedikoj atyre, heroinave që kanë hequr dorë nga ëndrrat dhe karriera e tyre për t’iu përkushtuar fëmijëve dhe familjes.

Atyre vajzave që për të krijuar një familje bëjnë dy apo tre punë dhe nuk ankohen kurrë. Atyre grave, vajzave dhe nënave që ndonjëherë janë edhe më burrë se burrat, por në dukje të brishta e me sy plotë jetë.

Sot urimi im vjen edhe nga një tjetër vajzë, të cilës edhe pse nuk ia kam parë sytë, e ende si kam ndjerë aromën, jam e lumtur të them që për pak do kem botën në duar.

Gëzuar vajza, gra, dhe nëna kudo ku jeni. Pa ne bota nuk do kishte asnjë kuptim!", shkruan Kiara në foto e publikuar në Instagram. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH