Showbiz

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e fundit të shtatzanisë në brigjet e bukura të Karaburunit

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e

Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.

Këngëtarja, në fotot që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur, që tregon qartë se ajo ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e

Në disa prej fotove, ajo pozon krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, me të cilin duket se po kalon momente të bukura e të qeta larg zhurmës së përditshme. Çifti duket mjaft i lumtur, teksa rrezatojnë energji pozitive në çdo pamje.

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e

“Energji”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e postimit, duke përçuar ndjenjën e harmonisë dhe gëzimit që po e shoqëron në këtë fazë të veçantë të jetës së saj.

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë këngëtares, e cila është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

FOTO/ Me bashkëshortin në krah, DAFINA ZEQIRI shijon ditët e

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH