Showbiz

FOTO/ Aktorja Egla Ceno nderohet me çmimin e rëndësishëm

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Aktorja Egla Ceno nderohet me çmimin e rëndësishëm

Aktorja dhe njëkohësisht fituesja e Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, është vlerësuar me një certifikatë për kontributin e saj të shquar në fushën e artit skenik dhe përkushtimin e saj në promovimin e kulturës shqiptare.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në Teatrin e Gjirokastrës, ku Egla ndau emocionet dhe mirënjohjen për këtë nderim.

“Të them e nderuar është vërtet pak për të shprehur mirënjohjen dhe emocionin e kësaj mbrëmje në Teatrin e Gjirokastrës.

Falenderoj Kudret Alikaj që ngjiti në skenë poezitë e të ndjerit Petrit Ruka, ishte nder për mua që t’i interpretoja.

Falenderimet e mia shkojnë gjithashtu për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Z. Dino Selimi, për këtë Çertifikatë Mirënjohje.”

Ky vlerësim nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër është një njohje për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, si dhe për arritjet e saj në avancimin e figurës së gruas në shoqërinë shqiptare."- shkruan Ceno në postimin e saj në Instagram. 

FOTO/ Aktorja Egla Ceno nderohet me çmimin e rëndësishëm

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH